Pas peripecive familja shqiptare me katërnjakë merr leje qëndrimi në Gjermani

Jun 29, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Katërnjakët e famshëm të familjes refugjate shqiptare Keta, të lindur në Jena të Gjermanisë, tashmë kanë mbushur 8 muaj nga lindja. Pas shumë peripecishë e ecejakesh, më në fund familja ka fituar të drejtën për të qëndruar në Gjermani, së paku përkohsisht.

katernjaket-ok-790x443

«Ajo është pranuar, njohur si rast i rëndë», ka thënë për mopo.de minisiri për migracion në Landin e Thüringenit, Dieter Lauinger. Ai ka shtuar se «familja tani, pas braktisjes së vendit dhe lindjes së katërnjakëve ka mundësinë më në fund ti kushtohet sfidave për rritjen e fëmijëve mbi një bazë të sigurt».

Familja fillimisht fiton një leje qëndirmi për dy vitet e ardhshme, tansmeton albinfo.ch Në rast se ajo ia del që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten, është e mundur edhe zgjatja e mëtejshme e lejes së qëndrimit.

«Ky është një sinjal i mirë», thotë Lauinger. Ai thotë se shpreson që së tash do të sqarohen të gjitha çështjet lidhur me përkujdesjen mjekësore dhe që familja së shpejti që qëndrojë edhe financiarisht në këmbët e veta, përcjell albinfo.ch.

Familjes i kanosej kthimi në vendin e prejardhjes pasi që Shqipëria është shpallur vend i sigurt nga Gjermania dhe shtetasit e saj, sipas rregullit, nuk mund të fitojnë azilin në Gjermani.

Rreth dy muaj më parë: Amelia, Frederic, Olivia dhe Xhesika ishin pagëzuar në kishën e vendit dhe kumbarë i tyre (nun) qe bërë kryeministri. (albinfo.ch)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura