Pas paralajmërimit të Gjiknurit, e ka radhën ministrja e Shëndetësisë: “Pushtimi” do marrë fund

Sep 19, 2017 | 14:40
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ne nje deklarate per media ne Ministrine e Shendetesise, ka bere me dije se do te nise nje aksion per lirimin e territorit te spitaleve ne te gjithe Shqiperine nga aktivitete dhe biznese qe nuk kane lidhje me spitalet.

Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu
Ogerta Manastirliu

“Ne jemi ë palëkundur në vendosmërinë për të pastruar një herë e mirë spitalet dhe qendrat shëndetësore nga aktivitetet dhe ndërtimet qëe jo vetëm s’kanë kurrfarë lidhje me to, por pengojnë veprimtarinë e tyre duke u kthyer në një faktor që dëmton ndjeshëm cilësinë e shërbimit që ne duam të ofrojmë. Aksioni ynë do shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe do mbështet nga të gjithë institucionet shtetërore. Pushtimi 25 vjecar të spitaleve dhe qendrave shëndetësore nga aktivitete që s’kanë lidhje me spitalet do marrë fund një herë e mirë”, tha Manastirliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura