Një story e publikuar nga Don Xhoni ka nxitur dyshimet se reperi mund të ketë nisur një romancë të re. Një story e publikuar nga Don Xhoni ka nxitur dyshimet se reperi mund të ketë nisur një romancë të re.
Ai publikoi në profilin e tij një video të shkurtër, ku duken një buqetë me trëndafila dhe shumë tullumbace të kuqe, duke i bërë të gjithë kuriozë se cilës vajzë do t’ja dhurojë reperi këto dhe duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të re të tij. Ai e shoqëroi videon vetëm me një emoji pa dhënë asnjë detaj më tepër.
Reperi ka pasur një romancë me modelen ruse Ariana Lirey.
Ariana deklaroi në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj se po mendon të vazhdojë jetën e saj pa Don Xhonin, dhe se ndarjen me të nuk e ka kaluar lehtë. Ajo rrëfeu se tashmë nuk mund të dashurojë më dikë, ndërsa shtoi se nuk ka plane për martesë apo lidhje, por do të dëshironte të kishte një fëmijë. “A beson në dashuri? Do të doje të martoheshe?”- e pyeti ndjekësi. “Ekziston dashuria 100%. Kam dashuruar dhe është një ndjenjë e mrekullueshme. Por unë jamë bërë për këtë. Kam humbur aftësinë për të dashuruar dikë. Nuk kam nevojë për një bashkëshort, nuk kam nevojë për një lidhje. Plani im i vetëm është të kem një fëmijë.”– shkroi modelja krahas një fotoje të këmbëve të një fëmije.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al