Pas mbledhjes për arrestimin e Frrokut, Meta shfaqet në “Elbasan Arena” në krah të Dukës

Mar 29, 2015 | 19:11
SHPËRNDAJE

Pas mbledhjes së zhvilluar pasditen e së dielës në Kryesinë e Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku, ketë herë me kërkesë të autoriteteve belge, kryetari i Kuvendit udhëtoi drejt qytetit të Elbasanit për të ndjekur ndeshjen e futbollit Shqipëri-Armeni. Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mbyll rreth orës 16:30, ndërsa ndeshja mes Shqipërisë dhe Armenisë filloi në orën 18:00.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ne “Elbasan Arena”, majtas kreu i FSHF-se, Armando Duka dhe djathtas, deputeti i LSI-se, Petrit Vasili

Kjo ndeshje është e vlefshme për “Euro 2016”, ndërsa Shqipëria mban ende shpresat për kualifikim. Në këtë foto, Meta shfaqet në stadiumin “Elbasan Arena” në krah të deputetit të LSI-së, Petrit Vasili dhe të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura