Pas mbledhjes me Grupin e PD-së Basha paralajmëron qeverinë: Këtë javë do të ketë…

Nov 6, 2017 | 22:17
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar mbledhja e grupit të PD. Në qendër të diskutimit kanë qenë dy çështje; mandati i kryeprokurorit Llalla dhe veprimi në komisione. Opozita ka fokusuar diskutimet në aksionin e përbashkët opozitar kundër qeverisë Rama.

bashaaaa

“Më lirë blihet kanabis se sa çaji i malit. Ky vendi është kthyer në narko-shtet dhe përgjegjësia për këtë është vetëm e Edi Ramës” tha Basha.

“Zgjidhje është largimi i Ramës, që të shembë lidhjet e politikës më krimin dhe këtë nuk e bënë Rama me planet sekret. Plani sekret që di Rama nuk është më plan sekret. Rama duhet të jepte dorëheqjen, do të zgjerojmë koalicionin me cdo faktor politik dhe jo politik.

Qeveri anti mafia për të realizuar reformën zgjedhore. Kemi një strategji e cila po shpaloset ditë pas dite. Kjo javë që ka nxjerrë në pah edhe trafikun e parave cash të trafikut të drogës është një javë përballje totale e opozitës në komisionet parlamente, sikur do të vijojë edhe ditën e enjte në Kuvend,” tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura