Pas krizës në martesë, Adelina Tahiri pajtohet me bashkëshortin milioner, pushime dhe dhurata luksi në Dubai

Apr 20, 2024 | 14:27
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri muaj më parë pranoi se martesa e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markov është në krizë. Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron në fund.

adelina tahiri9

“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar”, u shpreh ajo. Nga ana tjetër, ajo la të nënkuptohet se faji për këtë situatë të krijuar e ka vetë ajo, pasi tha se ata që janë në moshë të madhe, bëjnë më pak gabime.

adelina tahiri5

“Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por, kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, tha Tahiri. Ndonëse çifti akoma nuk janë ndarë akoma me letra, sipas disa burimeve për “Prive”, marrëdhënia e dyshes është “ftohur”. Dhe më së miri këtë e tregonin edhe postimet e fundit në “Instagram”-in e Adelinës. Por, duket se pas gati 9 muajsh, marrëdhënia e saj me bashkëshortin është përmirësuar.

adelina tahiri1

Këngëtarja seksi, ka qenë këto ditë në Dubai, ku mesa duket kanë festuar edhe ribashkimin. Së bashku me djalin e tyre, ata kanë qenë për disa ditë pushimesh luksoze. Në rrjetet sociale, vetë Adelina ka postuar foto nga këto ditë pushimesh, ku ashtu edhe si vetë na ka zbuluar, ka bërë edhe disa blerje të shtrenjta.

Vetë ajo ka ndarë poza edhe me bashkëshortin, duke konfirmuar kështu ribashkimin. Duket se ky pajtim, është bërë edhe me shumë dhurata për të, duke hapur një kapitull të ri në jetën bashkëshortore.

adelina tahiri2

Zërat për ndarjen e tyre erdhën këtë verë, ku pasi vetë bjondja seksi kishte pranuar krizën në marrëdhënie, ajo nisi pushimet me djalin e saj, si dhe me familjen e saj, teksa bashkëshorti mungoi në këto ditë, si për të përforcuar zërat se tashmë lidhja mes tyre ka shkuar pa kthim drejt një divorci. Sipas burimeve, kjo është edhe arsyeja se pse dyshja nuk janë shfaqur bashkë as në ditëlindjen e këngëtares dhe as në festat apo pushimet verore të tyre.

adelina tahiri4

Gjatë një interviste në “Zemër Luana”, e pyetur se kur ka qenë periudha më e keqe me bashkëshortin ajo u përgjigj “ndoshta për momentin”, duke lënë të nënkuptohet për një problem mes tyre. Ndërsa pyetjes nëse, e ka menduar ndonjëherë ndarjen, iu përgjigj: “Edhe mund të vijë”. Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur hapur për marrëdhënien e saj 9-vjeçare me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Këngëtarja zbuloi se çfarë e kishte tërhequr nga partneri, si dhe zbuloi se dyshja ishte duke jetuar një krizë në martesë.

adelina tahiri

“Nuk e dija në fillim që ka lekë, kisha edhe në familjen time, por sjellja e tij ishte gjëja e parë që desha. Fillimisht ishte shoku im, pastaj partneri. Jam e re, kam kohë për dasmë. Ndoshta edhe do e bëj, ëndrra ime është që të jem nuse. Gjithë ne që jemi çifte që kemi kaluar një periudhë të gjatë bashkë ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo. Por që ta mendoj, ta mendoj ndarjen, nga e mira askush nuk ikën realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë! Paragjykimet i kam përjetuar shumë rëndë, edhe pse e buzëqeshur në rrjetet sociale, por jam copëtuar. Më kanë përfshirë familjen, isha shtatëzënë, por më shanë fëmijën”, u shpreh Adelina.

adelina tahiri3

Teksa ishte pjesë e “Dance Albania”, partneri i saj ishte prezent, duke e mbështetur dhe e surprizuar Adelinën. Nga ana tjetër, këngëtarja e ka përshkruar historinë e tyre si gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë. “U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë mendoj më bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj, edukata si unë jam rritur, unë përkisja me një shqiptar, ëndrrat e mia ishin të tilla. Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë: ‘kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë’.

Pas shumë përpjekjeve, thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën për një avokat dhe aty mu mbush mendja ta takoj, sepse unë realisht nuk e njihja as kush është. Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im”.

adelina tahiri7 adelina tahiri8 adelina tahiri6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura