Pas kërcënimit, SHBA i nis paralajmërimin e fortë Kim Jong: Kujdes me Donald Trump…

May 22, 2018 | 8:14
SHPËRNDAJE

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka paralajmëruar liderin verikorean, Kim Jong Un, të mos “luaje” me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me mundesine per nje takim muajin e ardhshëm.

pence trump

“Do të ishte gabim shumë i madh për Kim Jong-unin nëse mendon që mund ta mashtrojë Donald Trumpin”, ka thënë Pence në një intervistë për Fox News, raporton BBC.

Pence ka thënë se ka mundësi që edhe Trump të largohet nga samiti i planifikuar më 12 qershor.

Koreja Veriore ka kërcënuar me largim nga ky takim pas komenteve të Këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Verikoreanët kanë reaguar me zemërim kur Bolton ka përmendur “Modelin e Libisë” për denuklearizim.

Ish-lideri i Libisë, Muammar Gaddafi ishte pajtuar me fuqitë Perëndimore më 2003 për heqje dorë nga programi bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Tetë vjet më vonë ai është vrarë nga rebelët e përkrahur nga Perëndimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura