Pas ‘kalimit’ majtas të Lefterisë, vjen përplasja me Kosovrastin: Ti nuk i kupton gjërat, se ke mendjen

May 23, 2015 | 20:32
SHPËRNDAJE

Qëndrimi i ri i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ndryshimi i balancave në KQZ ka tensionuar raportet mes Lefterije Luzit dhe përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti.

Kryetarja e KQZ

Gjatë mbledhjes së djeshme, Kosovrasti dhe Luzi kanë shkëmbyer replika me tone të larta. Madje Kosovrasti ka theksuar dje se kryetarja e KQZ-së po bënte një lojë të rrezikshme, pasi, sipas tij, i kishte dhënë të drejtë duke pranuar argumentet e tij, por më pas kishte votuar kundër.

“Dje më the që ke të drejtë, por votove kundër. Po pra si edhe unë kisha të drejtë, dhe ti votove kundër. Kjo është shumë e rrezikshme. Ta dish që kjo është e drejtë dhe të votosh kundër”, tha Kosovrasti. Ndërkohë që kryetarja e KQZ-së ka kërkuar prej përfaqësuesit të PD-së të tregohet i vëmendshëm në mbledhje sepse nuk kupton se çfarë ndodh gjatë saj.

”Në perceptimin tënd sepse ti s’i kupton gjërat këtu. Herë pas herë na thua çfarë vendoset ju?! Po të jesh i vëmendshëm do ta kuptosh edhe kur të jap të drejtë, edhe kur s’të jap të drejtë”, ironizoi dje kryetarja e KQZ-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura