Pas heqjes së celularëve në shkolla, Rama flet për vendimin e ri. Ja ku nuk do lejohen tjetër

Sep 14, 2018 | 19:25
SHPËRNDAJE

Një vit shkollor pa celularë nëpër klasa, për nxënesit dhe mësuesit. Por shumë shpejt, celularët nuk do të lejohet të përdoren as në institucionet e shtetit.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama, i cili gjatë fjalës sot në takimin me mësuesit e punësuar nga portali, ka thënë se do të përgatitet vendimi që do të ndalojë përdorimin e celularëve edhe në institucione.

PI_17.01.10_FactSheet_mobile_featured“Nuk do lejojmë celularë në shkolla, as për fëmijët e më vjen keq as për mësuesit, mësuesit duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fillim të mësimi dhe në muajin e parë duhet ta bëjmë muaj edukimi, muajin e dytë merren dhe hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka, se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Dhe ç’bëjmë me lëndët ndotëse me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë. Ndërkohë që po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucionet që janë bërë si klube interneti të gjithë”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura