Pas fjalës së Bashës/ Përgjigjet Balla: Shkarko Kapllanajn, siç bëmë ne me Roshin, hajde të matemi me zgjedhje

Nov 9, 2017 | 17:32
SHPËRNDAJE

Pas fjalës së kreut të opozitës Lulzim Basha, është përgjigjur kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Në fjalën e tij Balla deklaroi se Basha di vetëm të gënjej, dhe nuk di ti dali problemeve ballë.

ballaa kryesi

“Si mund të jesh kaq gënjeshtar, pasi Klement Balili nuk ka lidhje me Partinë Socialiste. Është i LSI-së. Nuk ka asnjë lidhje me ne, mos gjënje më. Të njëjtën gjë bëre me Agron Kapllanaj, pasi po mban në detyrë një kryebashkiak të korruptuar dhe të dënuar me vjedhje. Shkarkoni Kapllanaj dhe hajde të bëjmë zgjedhje të matemi përsëri. Mund ti bëjmë për një muaj ju të gjithë dhe ne vetëm”- ishte një pjesë e fjalës së Taulant Ballës në Kuvend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura