Pas dy muajsh hetim, 33-vjeçari kapet me kokainë. Çfarë mbante në shtëpi

Jan 16, 2018 | 11:25
SHPËRNDAJE

Nje 33 vjecar ka rene ne prangat e policise se Fierit, ne kuader te operacionit antidrogë te koduar “White”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i një pune 2 mujore të ndjekur me metodat speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Mario Beqiri, 33 vjeç, banues në Lushnje.

pranga-irainain

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, ju gjet 1 dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu në banesë ju gjet një sasi tjetër rreth 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistolet e markës ECOL Special, një krëhër, tre fishekë, një thikë, 110 Euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës “Audi A3” .

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje i armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 283, 278/3 dhe 279 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura