Pas disa ditëve grevë nga sindikatat, rikthehen në normalitet pikat e kalimit kufitar me Greqinë

Apr 4, 2024 | 8:44
SHPËRNDAJE

Pikat kufitare me Greqinë, të cilat kanë qenë të mbyllura për disa ditë, i janë rikthyer normalitetit.

Dogana-e-Kapshticës

Shërbimi ka nisur normalisht sot, pas një greve nga ana e Sindikatave Doganore, edhe në doganën e Kapshticës, Kakavijës, Tre Urave dhe Qafë Bota.

Gjatë kohës që ishin të paralizuara u lejuan të kalojnë vetëm këmbësore dhe mjetet e emergjencës.

Pritet në orët në vijim një fluks i shtuar i lëvizjeve nga të dyja krahët.

Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 348 në hyrje dhe 248 në dalje.

Mëngjesi ka pasur fluks lëvizjesh kryesisht të kamionëve të transportit të mallrave.

Kujtojmë që një ditë më parë dhjetra kamionë janë parkuar pranë pikave kufitare për të kaluar prej orëve të para të mëngjesit drejt shtetit grek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura