Pas diellit, rikthehet shiu! Parashikimi i motit për javën: Breshër, dëborë dhe ulje temperaturash

Apr 22, 2024 | 9:15
SHPËRNDAJE

Vendi ynë gjatë kësaj jave parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

moti

Ditën e Hënë pritet një përmirëm i përkohshëm i kushteve atmosferike, ndërsa nga e marta moti do të përkeqësohet ku vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërkohë norët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngata shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Më pas në ditët në vijim, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe pritet rritje graduale e temperaturave.

 

Njoftimi i SHMU:

Për javën që presim: Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme  për shkak të depërtimit të një zone të thellë me presionit  atmosferik të ulët pozicionuar mbi Detin Mesdhe në veri të kontinentit Afrikan dhe një mbi Gadishumllin Apenin.

Ditën e Hënë pritet një përmirëm i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në shtim pas orëve të pasdites.

Ditën e Martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mesditës Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngata shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie.

Më pas në ditët në vijim, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Pritet rritje graduale e temperaturave.

437695978_1149305529430448_1809306484242535311_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura