Ylli Manjani refuzon mandatin e Metës, e merr Ardit Çela, por…

Jul 26, 2017 | 20:20
SHPËRNDAJE

Presidenti i ri, Ilir Meta ka lënë mandatin e deputetit që mbante pasi është betuar si kryetar i shtetit. Mirëpo, sipas listës së vitit 2013, mandati i tij i kalon Ylli Manjanit.

Ardit-ÇelaKy i fundit ka refuzuar që ta marrë këtë mandat dhe, automatikisht, ai kalon një vend më poshtë, te Ardit Çela.

Burime të “Panoramës” pranë Çelës thonë se ai ende nuk ka vendosur nëse do ta marrë mandatin e deputetit vetëm për 1 muaj, pasi në shtator konstituohet parlamenti i ri.

Çela është aktualisht anëatar i LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe nëse merr mandatin e deputetit, ai duhet të lërë këshillin.

Emrat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura