Pas arrestimit të 27 vjeçarit që kreu 8 vjedhje me armë, prangoset edhe një vajzë. Policia e akuzon për…

Feb 16, 2020 | 13:12
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të 27 vjeçarit, Astrit Thaçi i akuzuar për kryerjen e të paktën 8 vjedhjeve me armë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në vijim në operacionit “Trajektorja”, ka përfunduar në pranga edhe një vajzë 20 vjeçare, e cila ndihmonte të riun për kryerjen e veprave kriminale.

86668822_2670807909872230_7862279626393911296_o

E reja me iniciale A.B, banuese në Tiranë u arrestua në flagrancë nga policia e Durrësit.

Njoftimi:

86720729_2670807853205569_4330423749972066304_o

Vijon operacioni “Trajektorja”.

Policia e Durrësit vë në pranga bashkëpunëtoren e autorit A. Th.

Arrestohet 20-vjeçarja që ndihmonte autorin e vjedhjeve me armë e dhunë, për t’i shpëtuar forcave të Policisë.

Në vijim të operacionit “Trajektorja”,  zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, operacioni ka vijuar edhe paraditen e sotme.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin A. Th., duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë.

VIDEO/ Policia jep detaje për arrestimin e 27 vjeçarit të frikshëm. Dalin pamjet e operacionit “Trajektorja”. Akuzat e shumta që rëndojnë mbi të

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura