Thellohet përplasja, LSI akuzon Spiropalin e PS se vodhi në Doganë

Jul 28, 2016 | 14:38
SHPËRNDAJE

Miratimi i reformës në drejtësi me konsensus ka sjellë edhe përplasjet e para mes PS dhe LSI-së. Pozicionimi final i kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili ka qenë gjithnjë i vendosur për konsensus mes palëve ka ngjallur pakënaqësi në radhët e PS-së.

Spiro-PojaniMeta me këtë pozicionim është cilësuar si patriot nga shumë ndjekës të partisë së tij, mirëpo Erisa Spiropali e PS-së, nuk mendon kështu.

Një status i saj ka sjellë edhe një replikë në distance me nënkryetarin e LRI-së, Klevi Pojani, i cili ka akuzuar Spiropalin se në krye të doganave ka vjedhur çfarë ka mundur.

Nëse do ekzistonte konsensusi patriotik atëherë nuk do ekzistonin patriotët! Patriotet çajnë male për të kaluar trenin e historisë dhe nuk bëhen mullar së bashku nga frika se i ha bajlozi i matanë oqeanit.

Spiropali

Më falni po unë kam shumë respekt për patriotët dhe e kam të pamundur t’i shoh Samiun e Abdylin, Ismail Qemalin apo Fan Nolin, si paraardhës të konsensusit të prodhuar nga trysnia ekstreme e superfuqive aleate, që shkoi deri në paralajmërimin publik të SHBA për futjen në listën e zezë të Presidentit Obama të atyre që sot na tregojnë patriotizmin konsensual!

Amerikanët thonë në këto raste: Give me a break! Shqiptarçe thuhet ndryshe, por s’kam konsesusin e partisë për të folur për këtë punë, kështu që po e lë me kaq”, shkruan Spiropali.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Pojanit, i cili ka sulmuar keq Spiropalin.

“Gjyshja më mori e gëzuar në telefon, më tha se ishte kënaqur që një vajzë e re kishte folur sot për patriotizmin! Ishte ndjerë e vlerësuar por nga vitet ndër supe, dëgjimi i është dobësuar dhe më tha t’i thoja se kush ishte!

PojaniI thashë se ishte Elisa, ajo bëri çmos që dhe anglezet e ardhur në dogana t’i shqiptarizonte, dhe ja doli!

Nënës i kishte mbetur si halë, një deklaratë e Elisës për çantën “LV” që gjoja e kishte marrë te gabi dhe duke qenë se atje se kishte parë asnjëherë i hipën nervat, i kishte vënë vizën si gënjeshtare!

Thuaj asaj pispiruqes, se patriotizmin mua s’ma vodhi as italiani e as gjermani, na u bë kjo të tallet me ne dhe ma mbylli telefonin!

Si thash dot që Elisa s’është më drejtoreshë, e ka lënë gjyshe, dha dorëheqjen për arsye ‘patriotike’, s’ka ç’të të vjedhë më tani! Rri e qetë!”, shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura