Partia e Gruevskit: Thirrje për bllokim të Kuvendit

Jun 19, 2018 | 10:30
SHPËRNDAJE

Anëtari i fraksionit të VMRO-DPMNE, Filip Petrovski i ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të dalin në protestë para Kuvendit dhe ta bllokojnë atë, për të pamundësuar hyrjen e deputetëve në seancën për debatin për marrëveshjen për emrin.

policia ne maqedoni

Ai ka thirrur që qytetarët të bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit dhe të mos lejojnë deputetët që të afrohen për të hyrë në objekt.

“Të hyjnë me helikopterë në seancën e nesërme. I bëjë thirrje deputetëve të LSDM dhe VMRO-DPMNE që të japin dorëheqje”, theksoi Petrovski, duke i quajtur tradhëtar deputetët e shumicës parlamentare.

Ai po ashtu kërkoi që kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat e tij të heqin dorë nga marrëveshje. Petrovski sërish e ka akuzuar kryeministrin Zaev për tradhëti, ndërsa kërkoi dorëheqje edhe nga ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura