Parlamenti ukrainas miraton projektligjin që ndalon simbolet e pushtimit rus! Ja rastet kur do të përdoren

May 22, 2022 | 16:59
SHPËRNDAJE

Parlamenti ukrainas ka miratuar një projektligj që ndalon simbolet e pushtimit rus, duke përfshirë shkronjat Z dhe V.

tankurus

Këtë e ka bërë të ditur deputeti Yaroslav Zheleznyak me anë të një postimi në Telegram. Ai vuri në dukje se dokumenti përfshinte propozimet e Presidentit Zelensky, të cilat i paraqiti kur vendosi veton ndaj projektligjit të mëparshëm, të miratuar më 14 prill.

Projektligji i ri i miratuar, zgjeron rastet kur lejohet ose jo ekspozimi i simboleve, përkatësisht në muze, biblioteka, vepra shkencore, tekste shkollore e kështu me radhë.

Por ky projektligj ndalon krijimin e OJQ-ve që përdorin simbolet ruse të luftës dhe aktivitetet e të cilave kanë për qëllim përhapjen e propagandës së luftës dhe minimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Shkronjat “Z” dhe “V”, të cilat nuk ekzistojnë në alfabetin rus, janë përdorur gjerësisht për të simbolizuar mbështetjen për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ato përdoren për të shënuar automjetet ushtarake ruse në fushën e betejës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura