Parashikimi i horoskopit, datë 19 gusht 2018

Aug 19, 2018 | 0:01
SHPËRNDAJE

Dashi 

Ata që janë në një lidhje do kalojnë një ditë më të mirë se disa ditë më parë. Partneri nuk do i kritikojë për asgjë dhe toleranca do mbizotërojë gjithë kohës.

Demi 
Do fiksoheni edhe pas disa detajeve të vogla sot në jetën tuaj në çift dhe kjo mund të sjellë mosmarrëveshje të njëpasnjëshme me partnerin. Ditë problematike për sektorin e financave. Kujdes!

Binjaket
Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift sot. Do arrini t’i zgjidhni edhe problemet që keni pasur dhe do shihni me realizëm drejt së ardhmes. 

Gaforrja
Klima ne sektorin e dashurisë do jetë mjaft e ngrohtë sot dhe çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Beqarët duhet të joshin, por jo të pranojnë çdo lloj propozimi që do iu behet. 

Luani
Dashuria e çifteve do shkojë edhe më mirë gjatë kësaj dite. Nëse kohët e fundit e keni lënë pas dore partnerin tuaj, këtë javë do rregulloni gjithçka. Në planin financiar situata do jetë më e qetë dhe aspak problematike.

Virgjëresha
Do jeni të parrezistueshem gjatë kësaj dite dhe partneri nuk do mundet t’iu qëndrojë larg për asnjë moment. Në planin financiar duhet t’i besoni pak më tepër intuitës dhe të ulni shpenzimet.

Peshorja
Ditë mjaft romantike dhe e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Të gjithë planetët do jenë në anën tuaj dhe do ua bëjnë ditën më entuziaste. Shfrytëzojeni në maksimum ditën e sotme.

Akrepi
Ata që janë në një lidhje do kalojnë një ditë shumë të qetë dhe pa probleme. Do takojnë persona të shumtë, por do duhet t’i njohin mirë ata para se të hedhin një hap më tej. Ne planin financiar tregohuni të matur dhe mos kryeni asnjë transaksion të pamenduar mirë. 

Shigjetari
Paqja do mbizotërojë gjatë kësaj dite në planin tuaj sentimental. Edhe ata që janë larguar paksa nga njëri-tjetri do rigjejnë ngrohtësinë ndërmjet tyre.

Bricjapi
Ditë përgjithësisht e qetë  për të dashuruarit. Nuk do i mbani asnjë inat njeri-tjetrit dhe do tregoheni akoma më tolerantë se më parë. Në planin financiar yjet ju këshillojnë të jeni të kujdesshëm sot. 

Ujori
Do iu mungojë besimi tek ai që keni në krah sot dhe here pas here do debatoni me të. Në planin financiar duhet të bëni pak më tepër ekonomi ne mënyrë që t’ia dilni. 

Peshqit
Ata që janë në një lidhje do kalojnë një ditë shumë të qetë dhe pa asgjë të veçantë sot. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe shfrytëzojeni momentet kur të jeni së bashku. Kujdes me çdo lloj shpenzimi që do kryeni gjatë ditës së sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura