Parashikimi i horoskopit, datë 06 dhjetor 2019

Dec 6, 2019 | 0:04
SHPËRNDAJE

Dashi
Sot do të ndiheni romantikë, pasionantë dhe do të dëshironi të qëndroni bashkë me partnerin/partneren tuaj. Ndoshta do të mund ta arrini këtë, por do të jetë e vështirë nëse i bëni planet në moment të fundit.
Demi
Një grua, ndoshta një kolegia juaj, që ndonjëherë bëhet irrituese, mund t’ju vizitojë sot. Nëse nuk do të tregoheni të kujdesshëm, mund të përfshiheni në një debat mjaft të nxehtë.
Binjakët
Mund t’ju vijnë disa telefonata gjatë ditës së sotme. Njëra prej tyre mund të jetë edhe telefonata e një miku të largët ose e një ish- partneri/partnere.
Gaforrja
Çështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje të veçantë. Ka gjasa që t’ju duhet të paguani disa fatura. Kujtoni që keni punuar fort dhe duhet të merrni atë çfarë meritoni.
Luani
Do të ndiheni në gjendje mjaft të mirë emocionale dhe do të jeni entuziast për gjithçka. Do të jeni të mbushur plot energji dhe do të keni dëshirë të kryeni aktivitete të ndryshme sportive.
Virgjëresha

Do të dëshironi të takoni një mik të vjetër, i cili jeton shumë larg jush. Do të doni të flisni me të për një çështje mjaft delikate. Mos hezitoni dhe telefonojeni, pasi do të ndiheni shumë më mirë.
Peshorja
Ekziston mundësia që sot të zhgënjeheni pas një diskutimi në grup. Ka gjasa që idetë tuaja të mos mirëpriten. Megjithatë, nuk rekomandohet të përfshiheni nëpër debate të tilla, pasi nuk do të arrini rezultatin që kërkoni.
Akrepi
Disa ndryshime si në jetën personale, ashtu edhe profesionale mund t’ju bëjnë të ndiheni të pasigurt. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që të tensionoheni dhe do të jetë e vështirë që të rimerrni energjitë.

Shigjetari
Mund të keni bërë plane për të ndërmarrë një udhëtim të gjatë dhe të ktheheni në shkollë për të marrë një tjetër diplomë. Ndaj, mos u ndalni, por ecni përpara me planet tuaja.
Bricjapi
Duhet të përfundoni patjetër disa dokumente mjaft të rëndësishme ligjore. Kushtojini më shumë vëmendje komunikimit dhe bëni kujdes me kritikat.
Ujori
Partneri/partnerja juaj ka gjasa të mos ndihet mirë për shkak të një eksperience të keqe në punë. Personi sdo jete me humor te mire te flas me ju.
Peshqit
Stresi në punë mund të ndikojë maksimalisht në gjendjen tuaj psikologjike. Pini sa më shumë ujë dhe kryeni vazhdimisht ushtrime fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura