Parandalohet krimi në familje, arrestohet burri. Policia: Tentoi të vriste me armë gruan

Jul 4, 2015 | 16:21
SHPËRNDAJE

Arrestohet në flagrancë burri që tentoi të vriste me armë bashkëshorten. Krimi brenda familjes në Tiranë është parandaluar pas ndërhyrjes së policisë.

Policia e Tiranës

Sipas të dhënave të para mësohet se blutë e kryeqytetit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Besnik Cenaj 40-vjeç, i cili u kap me armë pas një konflikti me bashkëshorten e tij.

Në banesën e tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një armë dhe disa fishekë. Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per “Dhune familje dhe Mbajtje dhe prodhim te armeve luftarake”. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura