Paralajmërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: Rusia do të vazhdojë të sulmojë infrastrukturën kryesore të Ukrainës

Nov 28, 2022 | 23:34
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë të sulmojë rrjetin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, atë të gazit dhe në infrastrukturat e tjera që konsiderohen si shtyllat e funksionimit të një shteti.

STOLTENBERG-711x450

Duke folur para gazetarëve në Bukuresh para takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, ai tha se “veprimet e tilla të presidentit Vladimir Putin në sezonin e dimrit, janë tentim që dimrin ta shfrytëzojë si armë në Ukrainë”, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që në adresimin e mbrëmshëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar bashkëkombësit që të përgatiten për një sërë sulmesh raketore në Ukrainë.

“E kemi kuptuar që terroristët po bëhen gati për sulme të reja. Këtë e dimë me siguri. Deri kanë akoma raketa, për fat të keq nuk do të ndalen”, shtoi Zelensky.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura