Paralajmërim i fortë/ Vrasja në Shkodër dhe sulmi ndaj gazetares, Xhafaj mbledh me urgjencë drejtuesit e policisë

Sep 2, 2018 | 18:55
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër ku mbeti i vrarë biznesmeni 30-vjeçar, mësohet se Fatmir Xhafaj ka mbledhur drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije, se mbledhja u thirr pas ngjarjes së Tiranës (plumbave ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala) dhe asaj të Shkodrës (ku u vra një biznesmen).WhatsApp-Image-2018-02-10-at-17.47.35-770x470-737x450

Në këtë mbledhje mësohet se Xhafaj u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të ndërmarrin masa të ashpra reaguese.

Thelbi i takimit ishte apeli për angazhim maksimal në funksion të luftës ndaj krimit, duke u referuar tek ngjarjet e fundit.

Të njëjtat burime, bëjnë me dije për BalkanWeb se Ministri kërkoi me force rezultate konkrete nga te gjithe strukturat, hetim të shpejtë dhe te gjithanshem si dhe efikasitet në punen hetimore, përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligj zbatuese

Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshem Ardi Veliu, largimin nga Drejtorite Vendore apo Policia Kriminale te efektivëve te paafte dhe për te cilët ka indicie për implikim

https://www.balkanweb.com/sulmi-ndaj-biznesmenti-e-gazetares-xhafaj-mbledh-me-urgjence-drejtuesit-e-policise-paralajmerimi-i-forte-qe-u-beri/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura