Paradoksi/ Si e shpëtuan rrjetet sociale Erdoganin nga grushti i shtetit

Jul 16, 2016 | 2:10
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u kap në befasi nga përpjekjet për organizimin e një grushti shteti, pasi erdhi në një kohë kur ndodhej jashtë vendit me pushime.erdogandsgsdgsd

Pasi situata u bë kaotike dhe ushtria po merrte kontrollin e urës së Bosforit në Stamboll dhe televizionin publik në Ankara, Erdogan dha një intervistë për CNN turk.

Presidenti turk komunikoi me televizionin përmes FaceTime, që lejon dy persona të flasin me video me anë të Facebook.

Përmes saj, Erdogan u bëri thirrje qytetarëve turq që të dalin në sheshe dhe aeroporte për të mbrojtur demokracinë e vendit.

Gjithashtu, Erdogan përdori dhe Twitter-in për t’i kërkuar qytetarëve që të dilnin në rrugë, ndryshe nga thirrja e ushtrisë për të qëndruar në shtëpi.

Ironike është fakti se Erdogan gjatë pushtetit të tij ka bllokuar disa herë përdorimin e rrjeteve sociale në Turqi duke i akuzuar edhe si manipulatore të së vërtetës. Por, këtë herë paradoksalisht rrjetet sociale që e shpëtojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura