Parada e Krenarisë/ Aktivistë të komunitetit LGBTI shpalosin flamurin e ylbertë në sheshin “Skënderbej”, ja pamjet

May 17, 2021 | 11:23
SHPËRNDAJE

Aktivistë të komunitetit LGBTI në Shqipëri po mbajnë këtë 17 maj, si zakonisht, Paradën e Krenarisë.

Në këto pamje shfaqen aktivistë të Aleancës LGBTI dhe pjesëtarë të komunitetit teksa shpalosin flamurin e ylbertë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Ndërkaq, parada pritet të vijojë në sheshin “Nënë Tereza”.

Jemi këtu, për të promovuar diversitetin, barazinë dhe dashurinë. Jemi këtu, për rezistencë. Jemi këtu, për veten. Jemi këtu, për njëri-tjetrin. Jemi këtu, të bashkuar dhe krenar”, thuhet në një mesazh të Aleancës në rrjetet sociale.

17 maji është Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. E caktuar në vitin 2004, në këtë ditë ndërgjegjësohet shoqërua për dhunën dhe diskriminimin e personave me prirje të ndryshme seksuale dhe për pranimin e diversitetit gjinor.

Njoftimi

Më 17 Maj, për dashni mblidhemi në sheshin Nënë Tereza.

Edhe pse në kushtet e një pandemie të zgjatur, duam të japim mesazhin se dashuria dhe solidariteti dalin mbi çdo sfidë që jeta na sjellë përpara.

Pandemia COVID 19 nuk është e vetmja pandemi me të cilën ballafaqohen personat LGTBIQ; personat LGTBIQ+ përballen po ashtu edhe me “pandeminë” e homofobisë e tranfobisë, e cila sjell shumë simptoma si: diskriminim, shtypje, përjashtim etj.
“Vaksina” e kësaj “pandemie” është dashuria.

Andaj, nën forcën e dashnisë, më datë 17 maj, po mblidhemi për t’ju rikujtuar të gjithe/ave që ne jemi këtu, në mesin e këtij populli. Jemi këtu, për të promovuar diversitetin, barazinë dhe dashurinë. Jemi këtu, për rezistencë. Jemi këtu, për veten. Jemi këtu, për njëri-tjetrin. Jemi këtu, të bashkuar dhe krenar.

WhatsApp Image 2021-05-17 at 11.08.17 AM

WhatsApp Image 2021-05-17 at 11.08.19 AM (1)

WhatsApp Image 2021-05-17 at 11.08.17 AM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura