“Para zgjedhjeve vinin na…”/ Shoferët dalin në protestë pas gjobave: Bashkia po na sulmon

May 14, 2021 | 13:58
SHPËRNDAJE

Dhjetra shoferë të furgonave dhe taksive kanë protestuar paraditen e sotme në Korçë, pasi prej disa ditësh janë penguar të transportojnë udhëtarët brenda rrethit, në kthim.

Sipas tyre, bashkia e Korçës ka vendosur që shoferët e furgonave dhe taksive të lejohen vetëm të sjellin udhëtarë nga qytetet e tjera e më pas të kthehen bosh.

Shoferët ankohen se janë gjobitur nga polica bashkiake e cila ka ngritur postoblloqe në disa akse rrugore.

Një nga shoferët e linjës Korçë-Pogradec tha se policia po i gjobit edhe kur ata janë me familjarët e tyre.

“Ne shoferët të linjës Korçë-Pogradec, duam të na zgjidhet e drejta, ose të na i mbylli fare ose të na lenë të punojmë, taksat i paguajmë, deri dje kur kishin nevojë për votat më falni për shprehjen na puthnin b***ën tani nuk dalim dot as në shtëpi me gruan isha dje më dënuan, e kisha në spital dhe më vunë gjobë. Na kanë thënë që të lesh njerëzit dhe të ikësh bosh. Duam të na zgjidhet ky problem po ose jo dhe ne të mbledhim mendjen që të mos paguajmë më taksa, mua s’më merr njeri në punë jam 60-vjeç, kush më merr në punë, kam 30 vjet që paguaj. Kemi 10 ditë që nuk na lënë të punojmë”- tha një nga shoferët.

Drejtuesi i një mjeti tjetër tha se policia po iu vë gjoba nga 50 deri në 250 mijë lekë të vjetra, ndërsa me ligj ata lejohen të punojnë brenda qarkut ku është regjistruar licenca.

“Vendimi e këtu i nenit 37 i ligjit të kodit rrugor për transportet, thotë që transporti i udhëtarëve me taksi me linjë të rregulltë është i ndaluar në rastin kur autovetura taksi kryen shërbime jashtë territorit të saj ku është regjistruar, bashkia Devoll, bashkia Korçë, bashkia Maliq, bashkia Ersekë, që jemi një qark thotë që ajo lejohet të marrë në kthim udhëtarë vetëm në rrethin e rregjistrimit të saj. Udhëtarët e Devollit ne do të kthejmë devollinjët, këta do të kthejnë të Maliqit dhe kolonjarët do të kthejnë të Ersekës ne këtë po kërkojmë. Bashkia po na sulmon, ne kemi 30 vjet, policia baskiake ka dalë në postobllok bashkë me policinë e qarkullimit rrugor janë në Dishnicë. Gjobat janë nga 50 mijë lekë deri në 250 mijë lekë të vjetra dhe tërheqëje lishence.Nga bashkia pritet të merret një vendim, nuk kemi ende një përgjigje”- tha ai

Një tjetër shofer theksoi se pas kësaj fshihet një dorë e fortë të cilët po godet shtersën e varfër. Ai tha se kjo nuk është një situatë normale dhe se nuk janë për të bërë luftë.

“Fola me ta më thanë lini pasagjerët, thanë ku të doni të hyni, tani doli një muhabet tjetër thanë ai i transporit tjetër po bëhet. Ai i transportit tha të linji njerëzit dhe të ktheheni, ndërsa polica na del në unazë, na dalin në Maliq na ndjek bashkia, ç’është kjo dhe me vajzën time përshembull apo me djalën ata nuk të lënë. Ku është ky normalitet, tani njeriu mbi dhe do të jetojë, jeton gjarpëri nën dhe jo ne tani. Çfarë do të bëjmë luftë sërbe ne, i lutem Prefektit dhe kryetarit të Bashkisë le ta zgjidhin këtë problem. Kjo punë është dorë e fortë kush e bën që merret me hallexhinjtë e fukarenjtë. Mua më kanë nxjerrë tre herë në komision nga 200 mijë lekë, 600 mijë kam paguar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura