Paparaci në Kuvend/ Bode i qeshur me ‘tradhtaren’ e PD-së, Cara bisedë e ngrohtë me Kodhelin

Jan 9, 2017 | 16:55
SHPËRNDAJE

Ditet e fundit te 2016 kane zbutur dhe aroma e festave duket se ka ndikuar qe deputetet kundershtare te zbuten me njeri- tjetrin.

Paparaci i Panorama ka fiksuar ne nje moment Ridvan Boden teksa shkrihet se qeshuri me Mesila Doden, ish deputeten e PD-se qe tani e sheh veten zyrtare te larte te PDIU-se.

Ndersa Igli Cara eshte fiksuar ne nje moment te bisedoje me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Topalli e apasionuar pas fotove

Në vigjilje të ndërrimit të viteve dhe në seancën e fundit parlamentare, deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, të majtë e të djathtë, dukeshin disi si më të shtensionuar se herët e tjera, një efekt që festa e fundvitit ua krijon pak a shumë të gjithëve. Të gjithë mendojnë se do të kenë më shumë kohë për të pushuar, për t’u argëtuar dhe për të ndenjur më shumë me njerëzit e tyre të dashur.

c2P.sh., ish-kryetarja e Parlamentit shqiptar dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, ka lënë për një moment mënjanë profilin e opozitares së fortë dhe u ka kushtuar pak kohë fotove që po i tregon një fotograf i vjetër dhe me përvojë në këtë fushë. Me siguri, ai e ka fotografuar diku Topallin dhe ajo tashmë është e interesuar për fotot e saj.

Blushi, në një debat të ethshëm me Nokën

Edhe ditën e fundit të Parlamentit për vitin 2016, Ben Blushi është parë më afër opozitarëve të partisë në pushtet, sesa me ish-kolegët e tij të majtë, me të cilët gjithsesi nganjëherë pi ndonjë cigare dhe shkëmben ndonjë bisedë. Kësaj here, paparaci ynë e ka kapur në një bisedë me një opozitar të flaktë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me ish-ministrin i Brendshëm, Flamur Noka.

blushi
Janë shumë të njohura tashmë zënkat dhe batutat që shkëmben Noka me Kryeministrin Rama. Ndërkohë, pjesë e bisedës është bërë edhe deputeti Kastriot Islami. Biseda mes tyre ka qenë shumë energjike, pasi shpesh shoqërohej nga ana e deputetëve me mimika dhe gjeste. Sa stres kanë politikanët! Ata që janë kundër Kryeministrit, natyrisht!

Batuta dhe shaka mes Bodes dhe Mesilës

Deputetja, e cila fitoi mandatin e saj si pjesë e Partisë Demokratike dhe tani ka kaluar në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, nuk ia ka kursuer batutat dhe buzëqeshjet ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, dikur pjesë e së njëjtës parti.

p1Në fakt, ikja nga PD e Mesilës, çuditërisht, nuk i ka hidhëruar edhe aq të djathtët. Madje, edhe vetë Berisha e takon deputetën e partisë çame me shumë dashamirësi. Kështu që atmosfera e ngrohtë me Boden, duhet të na duket si diçka normale.

Bisedë e ngrohtë mes Iglit dhe ministres Kodheli

Një tjetër moment interesant i ditës së fundit të punimeve në Parlament për vitin 2016, ka qenë edhe takimi i deputetit të Partisë Demokratike, Igli Cara, dhe ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

c4Zonja Kodheli njihet si një person shumë i dashur me të djathtë e të majtë, kështu që biseda e ngrohtë me një koleg opozitar, nuk duket ndonjë çudi e madhe.

Kryeprokurori Llalla shfaqet si qytetar i thjeshtë rrugëve të Tiranës

Kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, është në momentet e kulmit të punëve në institucionin e tij, tani që ka hyrë në fuqi ligji i dekriminalizimit, ku po shqyrtohen në detaje vetëdeklarimet e zyrtarëve të lartë. Kjo detyrë dhe angazhim i ri, e ka vënë në qendër të vëmendjes institucionin që drejton Llalla.

b10Megjithatë, ky i fundit është shquar gjithnjë për qetësinë e tij, ndërkohë që duhet thënë se është një nga njerëzit që di më shumë sekrete në këtë vend. Së fundi, ai është parë duke ecur në këmbë, i qetë, në shoqërinë e disa miqve, si të ishte një njeri i thjeshtë, ndërkohë që kujtojmë që funksioni që ai ka, bën që të ketë jo pak armiq, sepse të kërkosh të bësh drejtësi nuk është e thjeshtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura