Panik mes banorëve, bie zjarr në një pallat në Tiranë. Evakuohen të gjithë

Dec 2, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Një pallat në Tiranë, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të djele.

Policia njofton se në rrugën “Teodor Keko” ka rënë zjarr në panelin elektrik të një pallati i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.

Shërbimet e policisë në bashkëpunim me zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve për shkak të prezencës së madhe të tymit.

Deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar. Në vendgjarje ndodhen edhe ambulancat.

Foto ilsutrim
Foto ilsutrim

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura