Pandemia në Maqedoninë e Veriut/ 8 të vdekur në 24 orë. Ja sa qytetarë u infektuan

Sep 18, 2020 | 15:31
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 8 viktima si pasojë e koronavirusit. Personat të cilët humbën jetën janë të moshës nga 39 vjeç deri në 83 vjeç.

maqedoniSipas autoriteteve shëndetësore atj, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1545 teste ndërsa janë regjistruar 144 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19.

Rastet e reja: Shkup-27, Kumanovë-11, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-13, tetove-13, Veles-4, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Strumiv-15, Kriva Pallankë-1, Radovish-8, Krushev-2, Koçanë-13, Makedonski Brod-1, Berovë-2, Vinica-1, Dellçevë-3, Kërçovë-2 dhe Resnjë-2.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura