Pandemia e COVID në Itali/ Conte përjashton një karantinë të dytë totale, por paralajmëron…

Oct 16, 2020 | 16:40
SHPËRNDAJE

Teksa numri i infektimeve me COVID-19 në Itali vijon të rritet, kryeministri Giuseppe Conte paralajmëron vendosjen e një shtetrrethimi në vend, i cili mund të nisë që prej orës 22:00.

itali

Pavarësisht masave të reja të vendosura nga qeveria e Romës, ditën e djeshme  Italia regjistroi 8804 raste të reja, ndaj dhe mundësia për vendosjen e shtetrrethimit është potencial, raporton “Corriere”.

“Rrethrrethimi është një gjë shumë e mundshme”, paralajmëron kryeministri italian.

Pavarësisht nga situata, Conte hedh poshtë kategorikisht hipotezën e një karantine totale të dytë: “Mbyllja e gjithçkaje do të ishte shumë e dëmshme tani që ekonomia po tregon shenja të rimëkëmbjes“.

Keshtu baret, restorantet dhe institucionet e tjera publike do të ulin qepenat në orën 22:00, me kontrolle të përforcuara dhe gjoba për ata që nuk i respektojnë rregullat.

Shtetrrethimin e ka miratuar edhe Franca ne nente prej qyteteve te saj, përfshirë edhe Parisin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura