Pamjet nga gjyqi/ Lihen në burg dy nga grabitësit e bankës. Organizatori shfaq pendesë

Feb 15, 2017 | 18:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë për Fation Xhyliut dhe Ditjon Memlikës, dy prej të arrestuarve për grabitjen e parave të bankës. Mësohet se Xhyliu ka shprehur pendesë para gjykatëses në seancë. Fation Xhyliu ish-punonjësi i kompanisë siguruese “Ro-Gat Security” është çelësi i zbardhjes së identitetit të 5 anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal. Burime nga grupi hetimor thanë dje për “Panorama” se Fation Xhyliu, pavarësisht se pranon të ketë pasur vetëm rolin e vëzhguesit në grabitjen e një jave më parë, rezulton të jetë një nga organizatorët kryesorë të ngjarjes.

Prokurorë të cështjes ishin Dado dhe Karanxha, ndërsa avokatë, Arben Peci për Fation Xhyliun, ndërsa Ditjon Memlika nuk kishte dhe iu caktua kryesisht.


Rreth orës 11:00 të paradites së sotme mbërriti në gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë Fation Xhyliu, personi i parë i arrestuar për grabitjen e parave të bankës në Qafë Kashar të enjten e kaluar.

Fation Xhyliu ne gjyq duke folur me avokatin
Fation Xhyliu ne gjyq duke folur me avokatin

Pas tij ka nisur seanca gjyqësore për të arrestuarin tjetër, Ditjon Memlikën, i cili u la gjithashtu në “arrest me burg”.

Detjon Memlika ne gjyq
Ditjon Memlika ne gjyq


“Panorama” mëson se tre nga te arrestuarit kanë pranuar akuzat në marrjen në pyetje paraprake pa avokat.

Vetem Ernest Kupa nuk ka pranuar te flase deri tani. Ky është djali xhaxhait te Ilir Kupes, pjese e bandes se Babagjysheve qe grabiten nje argjendari para disa vitesh ne qendren tregtare ne Tirane.

Kater Grabitesit12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura