Pamjet nga garazhi i kompleksit/ Momenti kur autorët e maskuar tërheqin zvarrë trupin e pajetë të Jan Prengës nga makina!

Oct 20, 2021 | 22:11
SHPËRNDAJE

janprenga

Ky është momenti kur Jan Prenga, 49-vjeçari që u rrëmbye dhe u vra në muajin janar të vitit 2020 në Kamëz, nxirret i pajetë nga një automjet nga personat që e morën peng.

Videoja e publikuar në emisionin “Në shënjestër” janë pamjet nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz “Golden Resort” me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Siç shihet dhe nga pamjet e rënda, trupi i 49-vjeçarit nxirret nga makina tip “Range Rover” nga disa persona të maskuar dhe e çojnë atë në një furgon të bardhë.

Vrasja e Jan Prengës ende deri më sot nuk është zbardhur dhe për më tepër nuk është gjetur trupi i tij i pajetë.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar të vitit 2020 në Kamëz. Ai humbi jetën gjatë kohës që rrëmbyesit e tij do ta transportonin në resortin Golden në Shijak, pasi e morën me forcë në rrugën London, në Kamëz.

Policia thotë se autorët e rrëmbimit dhe vrasjes janë Bajram Hajri dhe dy djemtë e tij Leonard Hajri dhe Elton Hajri, si dhe dhe Olsi Turja. Të katërt u arrestuan në një operacion të zhvilluar nga RENEA.

Në kërkim është shpallur Altin Hajri, pronar i resortit, ku dyshohet se u mbajt trupi i viktimës, përpara se të zhdukej.

Hetimet kanë zbardhur edhe shkaqet e rrëmbimit të Jan Prengës. Policia tha se ai ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, për shkak të disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura