Pamje të rënda/ Vogëlushi bie nga ballkoni dhe përplaset në trotuar, kalimtari nuk iu beson syve…!

Jun 28, 2022 | 17:59
SHPËRNDAJE

 

Një fëmijë ka rënë me kokë nga ballkoni drejt e në trotuar, por fatmirësisht shpëtohet nga një blerës në dyqanin përballë, i cili mbetet i habitur kur e sheh në tokë.

femija bie nga ballkoni

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin verior turk të Amasya, ndërsa e gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Heroi Ruhi Asci po shikonte nga dritarja e një dyqani kur foshnja rrëshqiti mes kangjellave dhe ra nga kati i parë, duke e goditur poshtë shpatullave.

I habitur, Ruhi kthehet dhe sheh foshnjën të quajtur Khatira Amiri, të shtrirë në trotuar. Teksa ai merr fëmijën në krah, nëna e vogëlushes me origjinë afgane doli me vrap dhe e dërguan me urgjencë në spital.

Ruhi i habitur tha: ‘Në fillim mendova se më kishte rënë një vazo me lule. Kur u ktheva, kuptova se ishte një fëmijë. Më preku shpinën dhe u përplas në tokë. Nga goja dhe dhëmbët i doli pak gjak”.

Mediat lokale raportuan se Khatira kishte qenë duke luajtur në ballkonin e apartamentit në katin e parë kur rrëshqiti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura