Pamje të rënda / Demba Ba thyen këmbën gjatë ndeshjes

Jul 17, 2016 | 17:39
SHPËRNDAJE

Ish-lojtari i Njukasëllit dhe Çelsit, Demba Ba, ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në kampionatin kinez të futbollit ku tashmë luan për Shangai Shenhua.5040580Sulmuesi 31 vjeçar senegalez, ndrydhi shumë keq këmbën e tij gjatë ndeshjes së Superligës kineze duke e thyer atë siç tregohet në këto pamje shumë të rënda.

Futbollisti e kishte filluar shumë mirë sezonin, me 14 gola në 18 ndeshje të luajtura, por tashmë është e qartë që pas dëmtimit, ky sezon, e ndoshta edhe karriera e tij, kanë marrë fund.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura