EMRI/ 21 vjeçari përplasi për vdekje gruan në Tiranë, policia jep detaje

Nov 24, 2017 | 16:47
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur para pak minutash pranë Ministrisë së jashtme në Tiranë ku një makinë ka përplasur për vdekje një grua e cila ka qenë duke kaluar rrugën.

dhh-536x350

Siç shihet nga pamjet gruaja ka mbetur e shtrirë në rrugë, e ndërsa mësohet se policia ka shoqëruar shoferin që bëri aksidentin.

Njoftimi i policisë:

Me datë 24.11.2017, rreth orës 16:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin ” Zhan Dark”  ka ndodhur një aksident:

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton se:

Në bulevardin ” Zhan Dark” , shtetasi Agron Dedja, 21 vjeç, duke drjetur mjetin,  ka aksidentuar një këmbësore, e cila po kalonte rrugën.

Shtetësja e paidentifikuar akoma ka nderruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vëndngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura