PAMJE/ Sot miratohet Buxheti i vitit 2023, pedagogët në protestë para godinës së Kuvendit. Ja pankartat që mbajnë në duar

Nov 24, 2022 | 10:15
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që sot në Kuvend do të miratohet buxheti për vitin 2023, pedagogët janë ngritur në protestë.

Disa pedagogë që janë mbledhur para Kuvendit kanë paralajmëruar se tubimi i tyre pritet të zgjasë rreth një orë.

Kërkesa që parashtrojnë është rritja e buxhetit për arsimin e lartë dhe për kërkimin shkencor.

Në duar ata mbajnë pankarta që kërkojnë që arsimi i lartë të jetë prioritet kombëtar, që buxheti për të të jetë 1% e GDP, që tarifat e studentëve të mos jenë më të larta se në Kosovë.

“Mos e ktheni universitetin në klasë të 13-të. Na lini të punojmë e jetojmë në Shqipëri”, thonë disa prej pankartave.

Kjo është protesta e pestë kombëtare e mbajtur nga pedagotët që kërkojnë rritje të pagës dhe rritje të financimit për kërkimin shkencor.

pedagoget ne proteste kuvend9 pedagoget ne proteste kuvend8 pedagoget ne proteste kuvend7 pedagoget ne proteste kuvend6 pedagoget ne proteste kuvend5 pedagoget ne proteste kuvend4 pedagoget ne proteste kuvend3 pedagoget ne proteste kuvend2 pedagoget ne proteste kuvend

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura