Pamje nga aksidenti tragjik me 8 viktima, cilët janë dy shqiptarët që vdiqën në Serbi

Oct 10, 2018 | 13:02
SHPËRNDAJE

Zbulohen indentitetet e personave qe humben jeten ne aksidentin tragjik qe ndodhi ne  Serbi, në rrugën Beograd – Nish, mes te cileve jane edhe dy te rinj shqiptare.

aksident

Siç njoftoi edhe MPJ, ka të vdekur edhe dy persona nga Maqedonia. Bëhet fjalë për dy djemë të rinjë shqiptar Burim D. dhe Lulzim D, të dy të lindur në vitin 1981, raporton Zhurnal.

Përpos tyre, të vdekur gjithashtu kanë ngelur dhe një çift serb, Mile dhe Suzana Vidanoviç, ndërsa kjo e fundit ishte gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Serbi. Pas vetes lanë dy fëmijë.

Të vdekur kanë mbetur edhe 32 vjeçarja Marija Çajetina nga Beoradi, Patrik Jan nga Beogradi si dhe shoferi i kamionit, Pexha Antonijeviç.

Të lënduar gjithashtu kanë mbetur edhe 32 persona të tjerë, ndërsa incidenti ka ndodhur siç thuhet, nga mjegulla tejet të dendura./Zhurnal.mk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura