Pala greke punon vetëm me dy sportele, radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Kakavijës

Aug 13, 2022 | 9:09
SHPËRNDAJE

Radhë të shumta automjetesh janë krijuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës.

Capture

Panorama.al mëson se në pjesën greke radhët e mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri kanë nisur që në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se pala greke po punon vetëm me dy sportele në dalje dhe në hyrje.

Ndërkohë që pala shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje.

Fluksi i shënuar në ditën e parë të fundjavës teka i afrohemi mesit të muajit gusht përkon me pikun e sezonit turistik veror që kthen emigrantët në vendlindje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura