Pakti Detar/ “Anulohet takimi Rama-Cipras, shkak takimi ‘rrufe’ me Erdoganin”

Mar 27, 2018 | 19:41
SHPËRNDAJE

Nderkohe që negociatat per Paktin Detar mes vendit tone dhe Greqise, pritej te finalizoheshin me nje marreveshje dypaleshe, qe u tha dikur se do te behej deri ne Pashke, sot ne mediat fqinje po flitet per nje anulim te takimit te pritshem Rama-Cipras.

rama cipras

“Himara.gr” shkruan ne nje artikull se takimi që pritej të vulonte paktin detar eshte anuluar dhe pas tij qëndron Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Edi Rama javën e kaluar, pas kthimit të tij nga Brukseli bëri një udhëtim “rrufe” në Stamboll, ku u takua me Erdogan. Me sa duket ai donte ta informonte për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për zhvillimet në marrëdhëniet shqiptaro-greke, veçanërisht çështja e detit. Sipas burimeve shqiptare, Erdogan e ka këshilluar Ramën të bllokojë marrëveshjen me Greqinë”,- shkruan Himara.gr.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura