Pak orë para debatit të parë presidencial, ‘New York Times’ publikon raportin: Donald Trump shmangu taksat për vite me radhë

Sep 28, 2020 | 14:54
SHPËRNDAJE

donald trump taksa

Presidenti amerikan Donald Trump pagoi pak ose aspak taksa federale mbi të ardhurat për disa vite përpara se të bëhej president. Ky informacion u publikua në në raport të prestigjiozes “New York Times” dhe vjen vetëm disa javë para zgjedhjeve në SHBA.

Sipas raportit, Presidenti Trump pagoi vetëm 750 dollarë (644 €) taksa federale mbi të ardhurat në vitin 2016, vit kur kandidoi për president dhe në 2017, vitin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

“New York Times”, shkruan gjithashtu se Trump nuk pagoi asnjë taksë federale mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e fundit sepse raportoi se kishte humbur më shumë para sesa kishte fituar, thekson raporti.

“Trump i ka ruajtur me fanatizëm të dhënat mbi taksave dhe është i vetmi president i SHBA në kohët moderne që nuk i bën ato publike, pavarësisht se tha se do ta bënte“, shkruan DW në edicionin anglisht.

Raporti vjen në një moment të rëndësishëm përpara debatit të parë presidencial të martën dhe pak javë përpara zgjedhjeve të vështira kundrejt rivalit demokrat Joe Biden.

Trump hodhi poshtë akuzat dhe e quajti raportin “krejtësisht të rremë”, gjatë një konference shtypi të Dielën.

“Së pari, kam paguar shumë dhe kam paguar shumë taksa mbi të ardhurat shtetërore gjithashtu … Të gjitha do të zbulohen,” tha presidenti amerikan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura