“Pajisje përgjuese u përdor edhe kur babait të Tahirit iu vendos tritol”

Jun 11, 2016 | 17:29
SHPËRNDAJE

IMSI Catcher nuk është pajisja e vetme e përgjimit e futur në territorin e Shqipërisë këto dy vitet e fundit.

pergjimi-GSM_monitor

Televizioni Klan ka mundur të zbardhë një pjesë të dëshmisë, dhënë nga një zyrtarë i lartë i Policisë së Shtetit, për çështjen e përgjimeve.

Ky zyrtar ka sqaruar para grupit hetimor se, Policia Italiane, në 2015 ka ofruar ndihmë për ngjarjen e vendosjes së eskplozivit në farmacinë dhe makinën e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai pranon se në atë kohë ka parë një pajisje dhe ajo ndryshonte në formë nga pajisja IMSI Catcher, që kishte ardhur për trajnim, në Mars të këtij viti.

Ajo pajisje, vazhdon zyrtari i lartë i policisë në dëshmi, ishte nga prodhues tjetër, por nuk ndryshonte në funksione.

Kjo është një nga dëshmitë më të forta që ka Prokuroria për të konfirmuar dyshimet e saj se, IMSI Catcher është përdorur në përgjim.

Nuk bëhet i ditur identiteti i oficerit të lartë të bluve, por sqarohet se ai ka dhënë detaje të vlefshme për hetimin.

Ndërkohë hetuesit janë në pritje të një përgjigje nga misioni italian policor “Interforce”, të cilës i është kërkuar që të vihet në dispozicion të hetimit pajisja dhe mjeti më të cilin ajo lëvizte.

Për këtë çështje, Prokuroria kërkoi arrestimin e dy oficerëve të lartë të policisë Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj. Ata u lanë në arrest shtëpie nga gjykata.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako u pezullua nga detyra dhe në datën 16 Qershor, ai do jetë në Gjykatën e Apelit, ku do kërkojë rikthimin në detyrë.

Burimi: Tv Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura