Pajisje 80 mijë USD, dixhitalizohet arkiva e Institutit të Trashëgimisë

Mar 5, 2021 | 9:06
SHPËRNDAJE

arkiva-1Mijëra fotografi, filma, dosje projektesh, ruhen prej dekadash në arkivin teknik të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Edhe pse të ruajtura në një gjendje mjaft të mirë, duket se kishte ardhur koha që edhe kjo arkivë të digjitalizohej, me qëllim që të ruhet, por edhe të jetë më e aksesueshme për specialistët e fushës.

Përmes një ceremonie në kushte Covid-i, online, u shënua dhe nisja e këtij proces. Për ministren e Kulturës, Elva Margariti, “Arkiva Teknike e IKTK është më e rëndësishmja në llojin e vet, një ‘gardiane’ e një pasurie të jashtëzakonshme, lidhur me trashëgiminë tonë kulturore.

Ajo ruan 4100 dosje teknike, por edhe fotografi e materiale të tjera, të cilat duhet të digjitalizohen, jo vetëm në funksion të IKTK-së, por edhe studiuesve, studentëve, të apasionuarve pas trashëgimisë, që mund të gjejnë aty një informacion të bollshëm mbi mënyrën se si kanë ndërtuar shqiptarët, informacione mbi arkitekturën, artefakte, histori monumentesh, me një rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për historinë në vetvete, por edhe për restaurimin dhe rijetëzmin e një objekti të trashëgimisë kulturore”.

Ky projekt u mundësua me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane dhe me asistencën e Zyrës së UNESCO-s në Venecia. Bëhet fjalë për një fond prej 80 mijë dollarësh, përmes të cilit u siguruan pajisje të posaçme për digjitalizimin e dokumentacionit dhe materialeve arkivore, në një sistem të integruar përmes skanimit me cilësi të lartë, katalogimit në databazë të personalizuar dhe ruajtjes në servera të posaçëm. Ministrja Margariti e ka konsiderua një erë e re për këtë institucion, me dëshirën që ky proces të vijojë edhe në institucionet e tjera kulturore.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.