Pajisja e përgjimit, vjen përgjigja për Llallën: Ja pse dhe si u përdor

May 19, 2016 | 15:19
SHPËRNDAJE

Drejtori i Policisë italiane Alesandro Panza i ka kthyer përgjigje prokurorisë shqiptare në lidhje me aparaturën e përgjimit.

pergjimi-GSM_monitor

Në përgjigje thuhet se aparatura është në zyrat e Interforce në Tiranë.

Aparatura sipas letrës së përgjigjes është përdorur vetëm nga dhe në praninë e instruktorëve italianë dhe vetëm për trajnime.

Aty theksohet se aparatura nuk ka soft përgjimi por është përdorur vetëm për qëllime trajnuese pasi ka hyrë në Shqipëri në rrugë ligjore.

Sipas përgjigjes, pajisja në fjalë është përdorur vetëm për demonstrimin trajnues të procesit që pajisja bën me identifikimin dhe skanimin e kartave SIM dhe IME-ive të kycur në rrjet në një zonë të caktuar.

1463663120letra-700x415

Interforca është një agjenci policore italiane që ndihmon policinë shqiptare.

Misioni i Interforcës nuk kishte bërë deri më tani asnjë komunikimin publik, madje nuk kishte komunikuar as me autoritetet shqiptare që po hetojnë rastin.

Prokuroria i kishte drejtuar misionit italian disa pyetje, që morën sot përgjigje.

Letra e përgjigjes është nga drejtoria e policisë italiane që ka në varësi Interforcën.

Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla më pas ja ka kaluar këtë përgjigje Prokurorisë së Tiranës, saktësisht grupit të hetimit ngritur për pajisjen përgjuese.

T.S

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura