Paguajnë me euro false, dy në pranga

May 31, 2016 | 17:39
SHPËRNDAJE

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës, nën akuzën e falsifikimit të monedhave.

kartmonedha 500 euro

Denoncimi është bërë nga shtetasi J.K, 45-vjec, pronar i një dyqani në fshatin Stjar të Delvinës.

Ai ka kallëzuar se rreth orës 19.30 të së dielës, një femër dhe një mashkull kanë blerë disa artikuj duke paguar me një kartmonedhë me prerje 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia ka kryer hetimet e nevojshme dhe ka arritur të identifikojë dy të dyshuarit, Manol Memsullaj, 31-vjeç dhe Valbona Kanani, 39-vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët janë arrestuar me iniciativë të policisë. /SH.D/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura