Padia ndaj Haradinajt/ Vasili: Rama kartë e djegur edhe në Kosovës. Shpërdoroi atributet e përfaqësimit shtetëror të Shqipërisë

| 19:12
SHPËRNDAJE

 Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se “Rama është kartë e djegur edhe në Kosovës”, pas padisë për shpifje ndaj Ramush Haradinaj.

Me një shënim në facebook, Vasili shkruan se Rama shpërdoroi antikombëtarisht atributet e përfaqësimit shtetëror të Shqipërisë, ku kryeprioritet mbetet Kosova.

petrit-vasili-1-768x441

Sipas Vasilit, akti ndaj Hradinajt, “shuajti çdo dilemë dhe provoi rolin aktiv dhe të ligë të Ramës në projektin anti-Kosovë”.

Postimi i plotë:

Rama perfundimisht nje Karte e Djegur edhe ne Kosove!

Shqiperia eshte tradhetuar e shitur me kohe nga Edi Rama si ne planin politik,ekonomik dhe shoqeror.

Kjo tradheti ka prodhuar kapjen e shtetit,rrenimin ekonomik me koncesione dhe administrim kriminal te financave te shtetit dhe shpopullimin dhe boshatisjen demografike tragjike te vendit.

Ndaj perpara shqiptareve prej kohesh Edi Rama eshte nje Karte e Djegur.

Por duke gjalluar ende ne karrigen e kryeministrit Rama shperdoroi antikombetarisht edhe atributet e perfaqesimit shteteror te Shqiperise ku kryeprioriteti dhe kryeçeshtja eshte dhe mbetet Kosova.

I palodhur ne futjen e thikave pas shpine Kosoves Rama nuk ka perfaqesuar ne asnje rast shqiptaret dhe ate, qe ata duan per Kosoven,por ka perfaqesuar te kunderten dhe saktesisht ate qe duan armiqve me te eger te saj.

Padia ndaj Haradinajt ishte akti i fundit i projektit te tradhetise ndaj Kosoves nga Rama, e filluar me ndarjen e kufijve dhe e vazhduar me Minishengenin e te tjera akte te dukshme e te padukshme…

Akti ndaj Haradinajt ishte emblematik per nga urrejtja dhe shpirtshitja e Rames.

Akti ndaj Haradinajt ishte çjerrja e plote e maskes hipokrite te Rames.

Akti ndaj Haradinajt shuajti cdo dileme dhe provoi rolin aktiv dhe te lige te Rames ne projektin anti Kosove.

Pas ketij akti Edi Rama eshte perfundimisht nje Karte e Djegur edhe ne Kosove.

Te lidhura

Subscribe


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.