Padia e Kodhelit për Bozdon, ministrja i kërkon 50 mijë euro shpërblim

Feb 12, 2016 | 11:16
SHPËRNDAJE

Sot është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për padinë që Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka bërë ndaj anëtares së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Reila Bozdo për “Shkaktim Demi”.

bozdo-dhe-kodheli
Kodheli ka kërkuar nga gjykata që ta detyrojë të paditurën që “të shpërblejë dëmin jopasuror të shkaktuar nga deklarimi i bërë nga ana e saj me date 09.11.2015, ne prani te mediave, ne masen 50.000 Euro” si dhe “te pergenjeshtroje faktet dhe te dhenat e pasakta pjese e deklarates se dates 09.11.2015, ne mediat kryesore te Republikes se Shqiperise.”

Bozdo kishte akuzuar qeverinë se i ka dhënë tenderin për vëzhgimin e hapësirës detare një dyqani celularësh.

“Kontolli ka zbuluar se tenderi për blerjen, furnizimin, instalimin dhe vënien në punë të sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit. Dyqani i përzgjedhur nga ministrja Kodheli do të operojë hapësirat detare, dhe flasim për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës. Në një rrugë dy punë. E para ndahen 285 milionë lek me dyqanin e celularëve. E dyta garanton rrugët detare të trafikut të drogës. Dëmet ekonomike janë qindra milionë lekë dhe procedura është nëpërkëmbur sipas nevojave dhe dëshirave të ministres Kodheli”, deklaroi Bozdo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura