Pa të vdisnin tre vetë, rrëfimi i personit që i mbijetoi aksidentit

Jun 11, 2018 | 8:22
SHPËRNDAJE

Në orët e hershme të mëngjesit te djeshem në fshatin Vitomiricë të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë kane vdekur tre persona dhe një tjetër që ka mbetur i lënduar.

Bëhet fjalë për një djalë 25 vjeçar të komunitetit egjiptian, E.H si dhe dy gra, M.B. dhe Xh. H. po nga ky komunitet që kanë ndërruar jetë, njofton policia.

“Dy pasagjerët kanë arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal, kurse viktima e tretë ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në këtë aksident lëndime ka pësuar edhe një person E.H. egjiptian, i cili nga vendi i ngjarjes është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor”, thuhet në kumtesën e policisë së Kosovës.

I vetmi i mbijetuar i këtij vetaksidenti thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ngjarja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura