“Pa marrë jetën e njerëzve nuk prishen ato shtëpi”, banorët e “Astirit” ultimatum shtetit: Deri nesër në 10, ndryshe…

Nov 12, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Pas më shumë se dy orësh protestën para Bashkisë së Tiranës, banorët e “Astirit” janë larguar nga rruga për të vijuar nesër tubimin.

Ata kanë kërkuar një takim me Erion Veliajn, ose me një nga përfaqësuesit e Bashkisë, dhe kanë lënë afat deri nesër në orën 10.

Sipas tyre nëse ky takim nuk do të zhvillohet ata do të bllokojnë sërish rrugën dhe nuk do ta lirojnë më atë.

“Nuk e lirojmë rrugën pa u zgjidhur halli jonë”, banorët e “Astirit” bllokojnë kalimin para Bashkisë

Ka vijuar edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re në Tirane, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të rrugës. Një prej banorëve ka zgjedhur të flasë për mediat edhe pse ishte shumë i revoltuar.

qytetari ne Proteste

Ai tha se i kanë marrë nusen e djalit në burg edhe pse është shtatzëne. “Më kanë marrë nusen e djalit që të lind në burg, ka burra ajo shtëpi nuk ka vetëm gra. Të gjithë këta njerëz nuk i shkelin dot. Turp, turp, turp”, u shpreh qytetari.

Ndërkohë turma pas tij lëshonte thirrje kundër qeverisë dhe politikanëve: Pa marrë jetën e njerëzve nuk ke për t’i prishur ato shtëpi, shtëpitë tona janë me gjak.

Kujtojmë që protesta e banorëve të Unazë së Re, ka disa ditë që po vijon, ata për shumë ditë kanë bllokuar rrugën kryesore, por sot kanë zgjedhur që të protestojnë përpara bashkisë.

protesta unaza e re

Pas thirrjeve të shumta, për takim me strukturat e shteti, banorët kanë zgjedhur që të bllokojnë kalimin e makinave para bashkisë.

Ata thanë se  nuk do të ikin nga rruga derisa të zgjidhet halli i tyre. Në shenjë proteste ata janë ulur në mes të rrugës.

protesta-unaza-madhe protesta-unaza-madhe1 protesta unaza1 unaza protesta protesta unaza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura