Pa kaluar ende muaji, ribotohet “Sekretet e Luftës” nga Erald Kapri

Dec 7, 2017 | 20:34
SHPËRNDAJE

Studimi mbi Luftën e Dytë Botërore vazhdon të marrë vëmendje nga opinion publik, kjo pasi historia u manipulua, të paktën gjatë periudhës komuniste.

24774723_10213360403538208_7113829735087789208_n

Por, për më tepër dëshmi të bazuara në një mori dokumentesh të nxjerra për herë të parë nga arkivat britanike, historiani njëherësh bashkëpunëtor i “Panorama” Erald Kapri ka publikuar librin “Sekretet e Luftës”.

Ky libër mori vëmendje të madhe nga lexuesi shqiptar gjatë Panairit të Librit, por jo vetëm. Së fundmi Kapri ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të mirë, ku bën me dije ribotimin e këtij libri.

Historiani shkruan se ribotimi vjen me disa ndryshime në kopertinë.

“Një superlajm! “Sekretet e Luftës” u ribotua pa kaluar muaji! Brenda pak ditësh në treg! Ribotimi vjen me disa ndryshime nga Shtëpia Botuese Onufri, botuesi i Kadaresë. Një hartë e rrallë dhe një ngjyrë e hapur! Mirënjohje !!!”, shkruan Kapri në profilin e tij “facebook”.

24852335_10213360403738213_2939254419324201515_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura