“Pa asnjë dyshim”, ish-ministri i Drejtësisë: Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet

Nov 15, 2018 | 13:03
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka dalë në mbrojte të prokurorit tashmë të shkarkuar në KPK, Ramadan Trocit. Manjani në një postim në Facebook, shkruan se  Trocin sot e shkarkoi mafia në pushtet.

“Ai e kaloi në mënyrë korrekte procesin e Vetting. ONM deklaroi qartë në seancën dëgjImore: “ ishte një prezantim dhe deklarim korrekt dhe shterrues, pra që nuk ka asnjë dyshim”. Por Kolegji ka axhendë tjetër…”, shkruan ndër të tjera Manjani.

manjani

POSTIMI I PLOTË

Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet.

Pa asnjë dyshim që kështu është!

Ai e kaloi në mënyrë korrekte procesin e Vetting. ONM deklaroi qartë në seancën dëgjomore: “ ishte një prezantim dhe deklarim korrekt dhe shterrues, pra që nuk ka asnjë dyshim”.

Por Kolegji ka axhendë tjetër…

Ramadan Troci nuk u nënshtrua asnjëherë presionit politik. Beri detyrat e tij si prokuror kudo e caktuan. Më së fundi u komandua në Vlorë ku sekuestroi shumë jashtë mase shumë toka në bregdet, të zabtuara nga fallsifikatorë dhe Rilindas.

Këta të fundit bën çmundën ta largojnë nga Vlora dhe ja arritën kohë më parë. Ja arritën që kur Prokuror i Përgjithshëm ishte Adriatik Llalla!!!

Tani bënë sulmin tjetër! Krejt pa ligj e pa prova! E përsëris: ONM shprehu konsiderata të larta për Ramadan Trocin.

Vendimi i sotëm i KPK është goditja tjetër e rëndë e proçesit të rregullt ligjor të vetting!

Nuk besoj se ka me peshk që beson në drejtësinë e këtij procesi. Ai kontrollohet nga Rilindja!

ONM për fat të keq është kot!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura